Arrestimi i Janevës u shkakton probleme prokurorëve tjerë të PSP-së, anulohet seanca e “Dhuna në Qendër” deri në zgjidhje të rastit “Reket”


Gazeta Express
29 Gusht 2019 13:10

Pala mbrojtëse në rastin “Dhuna në Qendër” në seancën e sotme kërkoi që seanca kryesore të shtyhej deri në zgjidhjen e plotë të situatës me prokuroren speciale, Katica Janeva, e cila është në paraburgim për rastin “Reketi”.

“Tashmë dihet se Janeva është në paraburgim për rastin “Reket”, ndërsa ajo përfaqëson disa raste në këtë Gjykatë. Kjo do të thotë që Gjykata ka vlerësuar se Janeva mund të përsërit veprën në këtë dhe në raste të tjera dhe ka vendosur masën e paraburgimit”-tha Dimitar Dangov, avokat.

Ai theksoi se Janeva, sipas ligjit të PSP-së, është përfaqësuesi i vetëm kompetent i rastëve të kësaj Prokurorie.

“Prokurorja Fatime Fetai dhe prokurori Gavril Bubevski nuk e përfaqësojnë këtë rast, por ato përfaqësojnë prokuroren, Katica Janeva. Për këto arsye, mendoj se përfaqësimi i mëtutjeshëm paraqet ushtrim të kompetencave për të cilat ata nuk kanë të drejtë. Të drejtën që nuke ka Janeva, nuk kan as ata. Kjo paraqet pengesë ligjore. Unë propozoj që gjykata të shtyjë seancën për shkak se në këtë rast nuk ka paditës të autorizuar”-theksoi Danov.

Prokurorja Fetai tha se paraburgimi mund të përcaktohet edhe në baza të tjera. Ajo konsideron se është e nevojshme që fillimisht të merret dhe të shikohet urdhri për paraburgimin e Janevës, të shikohet se çfarë mbron saktësisht masa e paraburgimit, në mënyrë që Gjykata të mund të prononcohet në lidhje me kërkesën e mbrojtjes, shkruan Alsat, përcjell Gazeta Express.

“Unë propozoj të sigurohet urdhri për arrestimin e Janevës, ndërsa më pas të vendosë për propozimin e mbrojtjes”-tha Fatime Fetai, Prokurore e PSP-së.

Pas fjalëve të Dangov dhe Fetait, gjykatësi dha pushim për të shqyrtuar kërkesën e mbrojtjes.

Rasti “Dhuna në Qendër” që ndodhi në qershor të vitit 2013 udhëhiqet nga gjykatësi Dushan Josifov, ndërsa përfaqësues është Gavril Bubevski.

Në këtë rast mes tjerëve, akuzohet edhe ish kryeministri Nikola Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, ish-këshilltarja e VMRO-DPMNE-së Daniella Rangellova dhe disa persona të tjerë të cilët ishin pjesë e turmës më 10 qershor të vitit 2013 gjatë protestave në Komunën Qendër./GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart