Arrestimi i bujshëm, “Spiderman” ngjitet pa asnjë masë sigurie mbi kullën 296 metra të lartë - Gazeta Express
string(85) "arrestimi-i-bujshem-spiderman-ngjitet-pa-asnje-mase-sigurie-mbi-kullen-296-m-te-larte"

Fun

Gazeta Express

04/05/2022 12:02

Arrestimi i bujshëm, “Spiderman” ngjitet pa asnjë masë sigurie mbi kullën 296 metra të lartë

Fun

Gazeta Express

04/05/2022 12:02

Një tjetër “Spiderman” përpiqet të bëjë histori, këtë herë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një djalë është parë të ngjitet, pa asnjë masë sigurie, vetëm me rrobat e trupit, në kullën “Sales force” në qendër të San Francisco, plot 296 metra të lartë.

Pasi ja doli të arrijë në majë të kullës, u arrestua nga policia për veprimet e tij. Departamenti i policisë dhe zjarrfikëses së San Francisco mbërriti menjëherë në vendngjarje sapo u njoftua nga punonjësit e kullës, të cilët evakuuan ndërtesën.

Lexo Edhe:

Njeriu merimangë, identiteti i të cilit nuk u zbulua nga policia, u arrestua sapo mbërriti në majë. Disa media lokale raportuan se ngjitësi është një njeri që edhe në rrjetet sociale e quan veten “Spiderman”, njeriu merimangë. /A2CNN