Arrestimi i Bojan Jovanovskit është vetëm një anë e medaljes


Gazeta Express
16 Korrik 2019 10:24

VMRO-DPMNE përmes një kumtese për media thekson se arrestimi i Bojan Jovanovskit i njohur si “Boki 13” është vetëm një pjesë e tregimeve reket të pushtetit.

Nga kjo parti thonë se ata që nuk kanë pasur fat ta ndjejnë në lëkurën e tyre reketin e pushtetit, janë funksionarë të afërt me LSDM-në dhe Zaevin.
“Kush janë Kiki dhe Friki, nga tregimet reket të publikuara në media? Kush është prokurori publik dhe pse identiteti i tij fshihet? Ky është krim institucional, që është e pamundur të zbatohet pa dijen e kriminelit të falur Zoran Zaev”, thonë nga partia opozitare.

Ata shtojnë se hetimi duhet të vazhdojë dhe të ketë përgjegjësi për të gjithë aktorët të cilët sipas tyre, janë pjesë e qeverisë dhe LSDM-së.

Te fundit


Kthehu lart