Arrestimi i Boiken Abazit në Tiranë, LVV e quan të porositur - Gazeta Express
string(59) "arrestimi-i-boiken-abazit-ne-tirane-lvv-e-quan-te-porositur"

Arrestimi i Boiken Abazit në Tiranë, LVV e quan të porositur

Gazeta Express

20/10/2020 11:56

Policia e shtetit shqiptar e ka arrestuar sot në Tiranë Boiken Abazin, që është themelues e drejtues të qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Albin Kurtit.

Abazi u arrestua teksa po shkonte për të marrë pjesë në një tubim protestues pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, ndërsa qendra e subjektit të Kurtit në Tiranë a ka cilësuar këtë arrestim si të porositur, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Aktivisti dhe drejtuesi i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri, Boiken Abazi, është arrestuar nga policia, në rrugë e sipër teksa po shkonte për të marrë pjesë në tubimin paqësor protestues pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ky arrestim është tipikisht i porositur. Arrestimi u krye para se të fillonte tubimi, madje para se Boiken Abazi të mbërrinte në vendin e lajmëruar për tubimin”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Partia e Kurtit e akuzon kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, se po e shënjestëron LVV-në për t’ia ofruar një dhuratë të dhunshme ministrit të jashtëm grek, për të cilën është organizuar tubimi protestues nga Shoqata “Çamëria”, ku Abazi po shkonte për të marrë pjesë.

“Shënjestrimi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe i Boiken Abazit tregon për një politikë të fëlliqur që po bën qeveria Rama, duke dashur të ofrojë një dhuratë të dhunshme ndaj vizitorit grek”, thuhet në reagim. /GazetaExpress/