Arrest shtëpiak për Jasna Mandiq si e dyshuar në rastin “Reket”


Gazeta Express
10 Tetor 2019 9:40

Arrest shtëpiak për nënkryetaren e Lidhjes Ndërkombëtare Jasna Mandiq e cila është e dyshuar për mashtrim dhe pastrim parash në hetimin e zgjeruar për rastin “Reket”, mbrëmë përcaktoi gjykatësi i procedurës paraprake me propozim të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Avokati i Mandiqit, Dushko Jankoviq, mbrëmë deklaroi se kërkesa e Prokurorisë ishte masë efektive e paraburgimit, por, siç tha, sipas gjendjes ekzistuese dhe peshës së aktakuzës si dhe e rasteve personale, është përcaktuar edhe arrest shtëpiak. Ai tha se për ta kjo është zgjidhje e pranueshme, sepse siç sqaroi, në këto procedura nënkuptohet përcaktimi i masës së paraburgimit.

Prokurorja Villma Ruskoska pas rrëfimit të Mandiqit në Gjykatën Penale, tha se për tre të dyshuar në hetimin e zgjeruar është përcaktuar urdhër për kontroll. Ajo informoi se ka “dëshmi të rëndësishme” për akuzën “Reket”, e cila do të dorëzohet sot.Prokurorja theksoi edhe se një nga të dyshuarit ka kërkuar marrëveshje për pjesën e parë të hetimit për të cilin sot do të ketë akuzë.

Për deputeten Frosina Remenski, Ruskoska tha se janë përcaktuar masa të kujdesit, gjegjësisht marrje e dokumentacionit të udhëtimit, ndalesë për lëshimin e vendit të qëndrimit dhe një herë në javë të lajmërohet në gjykatë.

Në pyetjen se si kanë dalë dokumentet nga Prokuroria, ajo tha se me përgjegjësi pohon se dokumentet nuk kanë dalë nga Prokuroria, sepse shihej në incizime se janë fotografuar kopje.

Sa i përket të arrestuarve për rastin Reket, prokurorja tha se bashkë me akuzën sot do të kërkojë vazhdimin e paraburgimeve. 

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart