Arratisja e politikanes kolumbiane nga burgu ngjan me skenat e filmave aksion, u lëshua me litar në rrugë


Gazeta Express
4 Tetor 2019 15:55

Aida Merlano, 43-vjeçe, njihet si politikane në Kolumbi që është dënuar me burgim për blerje të votave, kurse tani është bërë kryelajm i mediave botërore për shkak të mënyrës së arratisje nga burgu.

Kongresistja e dikurshme është arratisur nga burgu gjatë të mërkurës, pasi i është lejuar që ta vizitojë stomatologun, transmeton Telegrafi.

Ajo kishte shfrytëzuar rastin dhe kështu me litar kishte zbritur, kurse kalimtarët e rastit nuk e dinin se çfarë po ndodhte – madje e ndihmuan të ngritet në këmbë.

Aída Merlano se habría subido a una camioneta negra tras escaparse del centro médico

Gjithçka ishte planifikuar mirë, shihet se si Aidën e priste një motoçikletë. E ajo çfarë e bënte edhe më të “përkryer” arratisjen, ishte fakti se ajo e vë në kokë helmetën me qëllim që mos ta njohin rrugës duke ikur.

Për kapjen e saj është dhënë një shpërblim prej 50 milionë pezos (rreth 13 mijë euro), e të gjithë ata persona që kanë informata për kapjen e saj mund t’i marrin paratë.

Atención: vea el impresionante video de la fuga de Aída Merlano

Aida gjatë muajit të kaluar është dënuar me 15 vite burgim, për blerje të votave në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar.

Nuk dihet se kush kishte dhënë leje që ta vizitojë stomatologun, pasi që dalja e përkohshme nga burgu kërkon leje të veçantë për situata të veçanta.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart