Arrat shpërbëjnë yndyrën, mbrojnë zemrën dhe parandalojnë kancerin


Gazeta Express
7 Qershor 2019 20:17

Shpesh ushqimet më të thjeshta janë më të pasurat në ushqyes dhe përfitime shëndetësore. Këtë gjë mund të themi për arrat: të pasura me proteina, yndyra të shëndetshme, fibra, antioksidantë dhe vitamina natyrale, ato ofrojnë përfitime të shumta shëndetësore, shkruan Health Magazine, transmeton Gazeta Express.

Konsumimi i një grushti arrash në ditë na lejon të shijojmë vetitë e pabesueshme terapeutike, të cilat na ndihmojnë të mbrojmë shëndetin dhe të parandalojmë disa sëmundje shëndetësore.

Kanceri– Arrat ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut të kancerit të prostatës dhe atij të gjirit. Ky përfitim u tregua në një studim, i cili tregoi se ata që përfshijnë çdo ditë një grusht arra në dietën e tyre mund të zvogëlojnë me 50% rrezikun e kancerit.

Zemra- Aminoacidi l-arginine që gjendet në arra ofron shumë përfitime kardiovaskulare. Arrat mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare. Ato gjithashtu përmbajnë acide yndyrore të shëndetshme, me veti anti-inflamatore dhe të afta për të ulur kolesterolin.

Antioksidantë- Vendimtarë për shëndetin, pasi janë në gjendje të luftojnë efektet e radikaleve të lira. Arrat përmbajnë antioksidantë të ndryshëm, të tillë si polifenolet, të cilët janë veçanërisht të dobishëm për parandalimin e dëmtimit të mëlçisë.

Pesha– Shtimi i sasive të shëndetshme të arrave në dietën tuaj ndihmon në ruajtjen e peshës ideale. Arrat na bëjnë të ndihemi më të ngopur dhe të hamë më pak edhe nëse hahen me moderim, ato nuk ju shëndoshin.

Truri– Arrat përmbajnë komponime neuroprotective, të tilla si vitamina E, acid folik, melatonin, acide yndyrore omega 3 dhe antioksidantë, të cilët ndihmojnë në mbrojtjen e trurit dhe përmirësimin e aftësive njohëse.

Diabeti- Yndyrat e shëndetshme të arrave përmirësojnë parametrat metabolikë të pacientëve me diabet tip 2./Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart