Arnold: S’duam vetëm ta fitojmë titullin, synojmë t’i fitojmë të gjitha ndeshjet - Gazeta Express
string(76) "arnold-sduam-vetem-ta-fitojme-titullin-synojme-ti-fitojme-te-gjitha-ndeshjet"

Arnold: S’duam vetëm ta fitojmë titullin, synojmë t’i fitojmë të gjitha ndeshjet

Gazeta Express

05/06/2020 11:35

Trent-Alexander Arnold synon t’i fitojë të gjitha ndeshjet e mbetura me Liverpoolin kur të rinisë sezoni i Premierligës, për t’i marrë të gjitha 27 pikët nga nëntë ndeshjet e mbetura deri në fund të sezonit.

Skuadrës së Jurgen Kloppit i duhen vetëm edhe dy fitore për ta siguruar edhe matematikisht titullin e kampionit të Premierligës për sezonin 2019/20, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ata i kanë humbur vetëm pesë pikë nga 29 ndeshjet e zhvilluara deri më tani në ligën elitare të futbollit në Angli.

Mbrojtësi anësor Alexander-Arnold synon ta luajë rolin e tij për t’u siguruar që Liverpoolit të mos lejojë asnjë befasi kur të rinisë sezoni, me ndeshjet të cilat do të zhvillohen të gjitha prapa dyerve të mbyllura.

“Ne jemi duke u stërvitur tani jo vetëm për ta arritur qëllimin për ta fituar titullin, por për ta fituar çdo ndeshje që na ka mbetur deri në fund”, ka thënë anglezi, në një intervistë të dhënë për Sky Sports.

“Neve na kanë mbetur edhe nëntë ndeshje, por duam t’i fitojmë të gjitha – ky është qëllimi ynë”.

Liverpoolit i duhen edhe gjashtë pikë për ta siguruar trofeun e Premierligës, që do të thotë se djemtë e Kloppit mund të shpallen kampionë me dy fitore në dy ndeshjet e para radhazi.

Megjithatë, Liverpooli mund ta fitojë trofeun qysh në ndeshjen e parë – që pritet të zhvillohet më 19 qershor kundër Evertonit – nëse Manchester City e humb ndeshjen kundër Arsenalit më 17 qershor.

Rekordin për triumfin më të shpejtë në garën për titullin e Premierligës e mban Manchester Unitedi, që ishte shpallur kampion në vitin 2001 më 14 prill, kur i kishte edhe pesë ndeshje për t’u zhvilluar.

Përderisa, shkaku i suspendimit të garës që nga mars, tani Liverpooli s’mund ta thyejë këtë rekord, skuadra e Kloppit mund të bëhet ekipi që e ka fituar titullin me më së shumti ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit. /Gazeta Express/