Armina Mevlani bëhet nostalgjike, kujton fëmijërinë dhe zbulon një detaj të veçantë


Gazeta Express
17 Prill 2019 15:49

Armina Mevlani është mjaft aktive në ‘Instagram’ dhe herë pas here publikon momente nga përditshmëria. Ndërsa sot ajo është bërë shumë nostalgjike dhe ka sjellë në mendje ngjarjet më të bukura nga fëmijëria. Armina ka publikuar në ‘Instagram’ disa foto shumë të vjetra, gjatë kohës kur ajo merrte pjesë në festivalet shkollore. Ajo ka treguar se në moshën 8-vjeçare kërcente përpara shkolle me këngët e Britney Spears, që siç duket duhet të ketë qenë idhulli i saj i fëmijërisë. Pavarësisht se kanë kaluar shumë vite që nga ajo kohë, duket se një pjesë e tipareve në fytyrën e Arminës janë pothuajse të njëjta.

Gjithashtu ajo ka zbuluar se vazhdon të ruajë kukullat me të cilat luante dhe përkrah njërës prej tyre ka shkruar diçka shumë prekëse, që të gjithë e kuptojnë mjaft mirë. “Ka gjithmonë një herë të fundit për gjithçka, por ne nuk e dimë… hera e fundit që unë vesha këtë ‘Barbie’ nuk e dija se ishte hera e fundit që unë do të luaja në jetën time”, ka shkruar ajo.

Megjithëse se vitet nuk kthehen më mbrapa, kujtimet e tilla mbeten gjithmonë të bukura.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart