Armenia dhe Azerbajxhani përleshen përsëri në kufi - Gazeta Express
string(50) "armenia-dhe-azerbajxhani-perleshen-perseri-ne-kufi"

Gazeta Express

27/09/2020 9:33

Armenia dhe Azerbajxhani përleshen përsëri në kufi

Gazeta Express

27/09/2020 9:33

Kanë shpërthyer përleshjet përsëri mes forcave të Armenisë dhe Azerbajxhanit në rajonin e kontestuar të Nagarno-Karabakut.

Kryeministri armen, Nikol Pashinyan, tha se Azerbajxhani ka kryer sulme ajrore dhe me artileri, por se forcat e vendit të tij janë kundërpërgjigjur duke rrëzuar dy helikopterë dhe tre dronë.

Lexo Edhe:

Azerbajxhani tha se Armenia e ka filluar një fushatë masive bombardimesh përgjatë tërë vijës së frontit.

Konflikti është tensionuar përsëri muajve të fundit. Së paku 16 ushtarë u vranë gjatë përleshjeve në korrik të këtij viti, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Armenia dhe Azerbajxhani kanë qenë pjesë e Bashkimit Sovjetik deri në shpërbërjen e tij më 1991. Për katër dekada, këto dy shtete të vogla janë në konflikt të pazgjidhur për rajonin Nagorno-Karabak, i cili nga komuniteti ndërkombëtar njihet si territor i Azerbajxhanit, por që kontrollohet nga armenët.

Para këtij viti, tensionet ishin rritur edhe në vitin 2016, kur forcat e të dyja vendeve ishin përleshur për katër ditë me radhë.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) është përpjekur për një kohë të gjatë që të gjejë një zgjidhje për këtë mosmarrëveshje duke e formuar Grupin e Minskut, të përbërë nga diplomatët francezë, rusë dhe amerikanë, me qëllim të arritjes së një armëpushimi të qëndrueshëm.