Zemaj e merr detyrën e ministrit, Arben Vitia nuk shkon në ceremoni të dorëzim-pranimit - Gazeta Express
string(56) "armend-zemajj-pranon-detyren-e-ministrit-te-shendetesise"

Zemaj e merr detyrën e ministrit, Arben Vitia nuk shkon në ceremoni të dorëzim-pranimit

Gazeta Express

04/06/2020 13:22

Armend Zemaj e ka pranuar sot detyrën e ministrit të Shëndetësisë, por në ceremoninë e dorëzim-pranimit nuk ka marrë pjesë ish-ministri Arben Vitia, raporton Express.

Siç njofton MSh-ja, Zemaj ka zhvilluar takim me Sekretarin e Përgjithshëm dhe drejtorët e departamenteve të Ministrisë së Shëndetësisë nga të cilët kërkuar që të angazhohen në përmbushjen e përgjegjësive që ka Ministria e Shëndetësisë në funksion të mbarëvajtjes së sistemit shëndetësor.

Lexo Edhe:

“Ministri Zemaj tha se do të jetë mbështetës i proceseve pozitive në shëndetësi dhe pret një bashkëpunim të ngushtë për të vazhduar punën në menaxhimin e situatës rreth Covid-19 në Kosovë dhe në fuqizimin e shërbimeve shëndetësore në vend me qëllim të ngritjes së cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve shëndetësore në vend”, thuhet në komunikatë. /Express