Armando Broja nënshkruan kontratë profesionale me Chelsean - Gazeta Express
string(58) "armando-broja-nenshkruan-kontrate-profesionale-me-chelsean"

Gazeta Express

18/02/2020 22:05

Armando Broja nënshkruan kontratë profesionale me Chelsean

Gazeta Express

18/02/2020 22:05

Armando Broja po përjeton një moment të artë te Chelsea. Vetëm 1 ditë pas golit që shënoi në derbin ndaj Arsenalit në kampionatin e 23-vjeçarëve, 18-vjeçari shqiptar ka firmosur kontratë si profesionist me Chelsea-n, duke bërë një hap të madh përpara në karrierën e tij.

Këtë lajm fantastik shqiptari e ka ndarë me ndjekësit e tij në “Instagram”, teksa shkruan: “Shumë i lumtur që kam nënshkruar kontratën time profesionale me Çelsin. Faleminderit prindërve dhe familjes sime që gjithmonë më kanë përkrahur gjithmonë.  Pa i patur ata pas shpinës sime, nuk do të isha këtu”, shkruan Broja.

Lexo Edhe:

Me këtë ecuri fantastike, gjasat janë të mëdha që sulmuesi i talentuar shqiptar të thirret nga trajneri i Bluve të Londrës Frank Lampard në skuadrën e parë.

View this post on Instagram

Very happy to have signed my professional contract with @chelseafc thank you to my parents and family for always supporting me and having my back wouldnt be here without them?⚽️

A post shared by Armando (@armando.broja) on