Armand Shkullaku: Unaza e re projekt korruptiv, rruga nuk zgjerohet fare


Gazeta Express
15 Nëntor 2019 21:52

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” janë të ftuar Andi Bejtja, Blendi Fevziu, Arjan Çuri dhe Armand Shkullaku, që kanë folur për aktualitetin politik në vend.

“Unaza e Re/ A duhen bërë kurban njerëz për vepra publike?”, ka qenë pyetja e shtruar në emision, për të cilën i janë përgjigjur të ftuarit.

“Unë kam një tezë të ndryshme për Unazën e Re. Nëse flas për ata që janë pa leje, nëse zapton një tokë dhe ndërton pa leje, duhet ta kishe marrë parasysh këtë. Ti nuk mund të kërkosh shpërblim për një gjë që në indicie ka qenë e paligjshme.

Kam qenë kundër ligjit të legalizimeve, që i japin mundësi personave që ta legalizojnë tokën për biznes, jo për banim. Jam kundër zaptimit të tokës, por në këtë rast, duhet t’i trajtosh të dy njësoj, edhe atë që e ka legalizuar shtëpinë dhe atë që nuk e ka legalizuar”, tha Blendi Fevziu.

“Dhuna është e papranueshme, shteti nuk është armiku i qytetarit. Qytetari është ai që paguan shtetin. Si mund të ishte zgjidhja për këta njerëz? Shteti është i detyruar për banesë, në çdo konventë për të drejtat e njeriut. Ky problem nuk ka lindur për të pasur një unazë të re, por ka nisur si një projekt korruptiv. Kur të bëhet ajo Unazë, do dalë sa është sot”, tha Shkullaku.

“Është një aferë korruptive, i ke marrë taksa banorit”, tha Bejtja.

“Ata u bënë kurban, tenderi është tjetër muhabet dhe mbështetja e shumicës është tjetër. Shumica nuk doli aty”, tha Çuri.

Te fundit


Kthehu lart