Muajt që lamë pas Fondacionit Lumbardhi në kuadër të programit Arkivi
Publik dixhitalizoi arkivin fotografik të Prof. Dr. Enver Dukagjinit.
Nga ky arkiv u dixhitalizuan rreth 600 fotografi të cilat dokumentojnë
periudha prej fundit të viteve 20’ deri në vitet 70’, ku mund të shihen pamje
nga Prizreni dhe udhëtime te ndryshme, ngjarje shoqërore, si dhe momente nga
jeta private dhe profesionale e Enver dhe Ferdane Dukagjinit.