Kthehu lart

Tonga e njeh Kosovën

GazetaExpress

As Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli dhe as Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj kësaj radhe nuk kanë njoftuar për njohjen e re që i ka ardhur Kosovën. Këtë e ka bërë Kryeministri Hashim Thaçi në Facebook, duke shkruar se Tonga është shteti i 105 që e ka pranuar Kosovën.

Kryeministri Hashim Thaçi ka njoftuar se edhe një shtet e ka njohur Republikën e Kosovës.

Ai ka shkruar se edhe Tonga e ka njohur shtetin e ri dhe me këtë numri i njohjeve është 105.

"Sapo mora njoftimin që Pavarësinë e Republikë së Kosovës e njohu Tonga, shtet - ujdhesë në Oqeanin Paqësor. Kjo është njohja e 105 –të e shtetit të Kosovë", ka shkruar Thaçi në Facebook.

Ndryshe, Ministria e Jashtme ende nuk i ka vendosur të gjitha njohjet ne listën e shteteve që e kanë pranuar Republikën e Kosovës.

Kështu, në listën e MPJ'së figurojnë vetëm 96 njohje, derisa shteti i fundit në listë është Saint Kitts dhe Nevis, i cili e ka pranuar Kosovën më 28 Nëntor të vitit 2012, apo katërmbëdhjetë muaj më parë.

    Data: 17 Janar 2014 12:31
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera