Kthehu lart

Priten edhe 15 arrestime në UP, për falsifikim të notave

GazetaExpress

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion të madh policor për të gjetur falsifikatorët e notave dhe nënshkrimeve në Universitetin e Prishtinës. Kështu, rastet e para të arrestimeve kanë ndodhur sot në Fakultetin e Mjekësisë. Aty, disa profesorë e asistentë në bashkëpunim me studentët kanë bërë falsifikime. Edhe 15 arrestime të reja pritet të ndodhin edhe nëpër Fakultete tjera të UP'së përveç në Mjekësi edhe ne Filozofik, Ekonomik e Juridik.

(E plotësuar) Janë plot 40 raste që policia po i heton për falsifikim të notave. Si pasojë sot u ndërmor një aksion për arrestimin e dy zyrtarëve të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës. E priten edhe shumë arrestime të tjera.

Burime të Express thonë se në vazhdim priten edhe plot 15 arrestime tjera, të gjitha të ndërlidhura me rastin e sodit.

“Disa prej tyre janë mjek. Madje njëri është detyruar që të kthehet nga Italia, ku punon si mjek në mënyrë që të paraqitet në polici”, ka thënë ky burim për Express.

Sipas të njëjtit burim, shumica e mjekëve që tash e ushtrojnë këtë profesion kanë falsifikuar notat kryesisht në lëndën e Anatomisë.

“Nuk janë të gjithë mjek, janë disa asistentë të UP’së, profesorë, disa nga stafi i Fakulteteve dhe ka edhe specializantë e studentë”.

Arrestimet do të ndodhin edhe në degë të tjera të UP’së, përfshirë Fakultetin Filozofik, Fakultetin Juridik dhe atë Ekonomik.

Arrestohen zyrtarë të Fakultetit të Mjekësisë

Dy persona janë arrestuar sot, rreth orës 10 e 30 minuta, në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës.

Ndonëse nuk është konfirmuar se kush janë punonjësit e arrestuar, burimet e gazetës Tribuna thonë se, arsyeja e arrestimit ndërlidhet me falsifikime të kryera në këtë Fakultet. Personi në foto mësohet se është Esat Bela, asistent në Fakultetin e Mjekësisë.

Gazeta ka provuar të flasë me Dekanin e Fakultetit të Mjekësisë Naim Haliti, mirëpo ai nuk ka pranuar të takohet pas arrestimeve në institucionin që ai drejton.

Kurse prodekani i Fakultetit të Mjekësisë Mehmet Maxhuni ka thënë se nuk është në dijeni se kush janë të arrestuarit.

Ndërkohë një zyrtar policor ka thënë se bëhet fjalë për një operacion të gjerë dhe do të ketë edhe arrestime të tjera në Universitetin e Prishtinës.

    Data: 12 Dhjetor 2013 15:14
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera