Arkeologët zbulojnë “superarmën” e Hitlerit në një fushë në Angli pas 77 viteve - Gazeta Express
string(77) "arkeologet-zbulojne-superarmen-e-hitlerit-ne-nje-fushe-ne-angli-pas-77-viteve"

Mistere

Gazeta Express

28/09/2021 0:39

Arkeologët zbulojnë “superarmën” e Hitlerit në një fushë në Angli pas 77 viteve

Mistere

Gazeta Express

28/09/2021 0:39

Arkeologët kanë zbuluar mbetjet e një prej “superarmëve” të Adolf Hitlerit në një fushë në Platt, rrethinën e Kentit në Angli, 77 vite pasi që nazistët shkaktuan tmerrin e parë në Britani gjatë Luftës së Dytë Botërore

Skuadra nga “Burimet për Hulumtime Arkeologjike”, po gërmonin një krater 14 metra të thellë dhe 38 metra të gjerë, kur e zbuluan atë. Vëllezërit, Colin dhe Sean Welch, të cilët e udhëheqin këtë projekt, ishte duke bërë gërmimin ku zbuluan mbetjet e një rakete V2 të Hitlerit. Pjesë e armës është pajisja ndezëse, e cila përmban oksigjen të lëngshëm dhe përzierje alkooli.

Lexo Edhe:

Ekipi kishte zbuluar edhe pesë raketa V2 në harta të tjera arkeologjike por kjo thuhet se është unike.

“Raketat hynin poshtë në tokë në një formë krahu, në këtë rast me një trajektore rreth 70 gradë.

“Ne zakonisht presim që shumicën e mbetjeve t’i gjejmë në një anë të kraterit apo nga pika hyrëse e tyre, por kur ne gërmuam këtë herë nuk kishte asgjë”.

Një shtrat nëntokësorë prej guri thuhet se e ka mbajtur raketën më afër pikës së goditjes.

Kjo shpikje tregon se përplasja e raketës ka ndodhur me një shpejtësi afërsisht në 3300 milje në orë.

“Raketat e tyre ecnin shumë shpejt. Nëse do të goditeshit nga ajo ju nuk do të dinit asgjë për këtë goditje”, ka shtuar Sean, transmeton GazetaExpress.  

Mijëra raketa V2 janë lansuar nga nazistët gjermanë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku vetëm në Britani kanë shkaktuar më shumë se 9000 vdekje.

E fundit e zbuluar javën e kaluar thuhet se është lansuar nga Holanda dhe pas pak minutash ajo kishte arritur në Angli në Ditën e Shën Valentinit më 1944.

Tani ajo do të pastrohet dhe restaurohet në një proces të përpiktë që do të zgjasë 18 muaj.

Ekspertët shpresojnë të arrin të gjejnë kodet sekrete që zakonisht vendosën në kokën e raketës.

Disa pjesë të raketës V2 dihet se janë prodhuar në Çekosllovaki dhe në një fabrikë në Austri.

Për secilën raketë, thuhet se janë nevojitur 30 tonë patate që të krijohet alkooli i nevojshëm për një lëshim të saj.

Raketa u krijua në kohën kur kishte mungesë të madhe ushqimi për gjermanët dhe kur ata filluan ta humbnin luftën.

“Superarmë” të Hitlerit konsiderohen V1 dhe V2 Vergeltungswaffen apo armët hakmarrëse.

Këto ishin një grup i veçantë i armëve me rreze të gjatë veprimi të punuara për bombardime gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Pas pushtimit të Europës nga Aleatët, këto armë ishin përdorur në shumicën e vendeve në Europë, kryesisht në Francë dhe Belgjikë.

Bombardimet me raketa V kanë vrarë 18000 njerëz, kryesisht civil. Qytetet si Londra, Antwerp dhe Liege ishin targetët kryesore. /GazetaExpress/