Arkeologët nga Turqia zbulojnë “Portën e Zeusit” - Gazeta Express
string(46) "arkeologet-nga-turqia-zbulojne-porten-e-zeusit"

Arkeologët nga Turqia zbulojnë “Portën e Zeusit”

Lajme

Gazeta Express

28/09/2021 12:46

Gjatë gërmimeve të tyre, arkeologët gjetën portën hyrëse të Tempullit të Zeusit në Ortaklar të Turqisë jugore.

Në qytetin antik u zbuluan faltorja e Artemidës, një stadium, një zonë teatri, 80 statuja dhe sende të tjera të ndryshme.  Profesori i Departamentit të Arkeologjisë të Universitetit të Ankarasë, Görkem Kökdemir, tha se Magnesia ka qenë një qytet me emër në kohët e lashta dhe festivalet e saj fetare të mbajtura në tempuj dhe vende të shenjta, ishin të famshme atëherë.

Lexo Edhe:

“Ne mendojmë se tempulli që gjetëm në këtë zonë është po aq i rëndësishëm në historinë e arkitekturës sa dhe Tempulli i katërt më i madh i Artemidës në Anadoll.

Është një tempull kushtuar Zeusit,” u shpreh ai. Zona ishte gërmuar më parë nga gjermanët të cilët morën me vete disa objekte të Tempullit të Zeusit që sot janë të ekspozuara në Muzeun e Pergamonit në Berlin.

“Vitin tjetër, do të zbulojmë origjinën e strukturës së gjendur në muzeun e Berlinit. Kjo është një gjë e jashtëzakonshme, me një rëndësi shumë të madhe si për literaturën arkeologjike ashtu edhe për turizmin. Kur ta nxjerrim plotësisht këtë tempull, sytë e komunitetit arkeologjik të të gjithë botës do të drejtohen këtu, tha Kokdemir.