Arkeologët gjejnë eshtra që i takojnë një specie të panjohur njerëzore - Gazeta Express
string(70) "arkeologet-gjejne-eshtra-qe-i-takojne-nje-specie-te-panjohur-njerezore"

Arkeologët gjejnë eshtra që i takojnë një specie të panjohur njerëzore

Mistere

Gazeta Express

25/09/2021 1:24

Arkeologët janë mahnitur gjatë një studimi, pasi zbuluan disa eshtra të madhësisë së vogël në një shpelle në Filipine që i takon një “specie të panjohur njerëzore”

Afrika është një burim i pasur për të kuptuar origjinën se prej nga vinë njerëzit. Më 1974, një gjen i australopitekusit i homininëve të hershëm ishte zbuluar në Etiopi. Shpejt u zbulua se ajo i takonte paraardhësit të hershëm njerëzorë – rreth 3.2 milionë vjet  e vjetër.

Lexo Edhe:

Shumë më vonë, rreth 300 000 vite më parë, njerëzit moderne – Homosapiens – mendohet se kanë prejardhje nga Afrika e Lindjes.

Pastaj, afërsisht rreth 70 000 vite më parë, sapiensët lanë tokat e tyre dhe u përhapën në tërë botën.

Afërsisht 50 000 vite më parë, ata kishin arritur në brigjet e Azisë dhe Oqeanisë.

Sidoqoftë, përgjatë këtij zinxhiri zhvillimorë, kishte disa lloje të gjenomit homo, me studiuesit më 2019 që zbuluan atë për të cilën ata besojnë se nuk e kishin parë asnjëherë të speciet e tjera njerëzore.

Një video e krijuar nga revista shkencore, Nature, gjurmoi zbulimin i cili ishte gjendur thellë në një shpellë të izoluar në Filipine.

“Shkencëtarët mendojnë që ky asht i vogël i takon një specie të mëparshme njerëzore të panjohur për ne”, thotë narratori i dokumentarit për imazhin e vogël të ashtit.

Lloji i ri i species u quajt Homo luzonensis, sipas ishullit Luzon ku u zbulua.

Ka disa të dhëna për këtë specie që janë zbuluar deri me tani: disa eshtra dore, eshtra të shputës, një asht i kofshës dhe shtatë dhëmbë.

Studiuesit janë të kujdesshëm në lidhje me atë se sa të gjatë ishin luzonesis për shkak të mungesës së eshtrave, por ata besojnë se trupat e tyre i takojnë sapiensëve më trup të vogël, njëjtë si grupet etnike indigjene që jetojnë në Luzon dhe gjetkë në Filipine sot.

Ata mendojnë se ata ishin të gjatë rreth 120 centimetra, transmeton GazetaExpress.

Ky është lloji i dytë i xhuxhëve që është zbuluar në Azinë Juglindore.

Më 2004, shkencëtarët prezantuan një specie me trup të vogël dhe tru të vogël të quajtur Homo floresiensis, të njohur zakonisht si Hobbit.

Të dy palët, luzonensis dhe floresiensis kanë jetuar diku 500 000 vite më parë – në të njëjtën kohë si speciet tona, Homo Sapiens, të afërt tanë të ngushtë dhe neandertalët, si dhe një tip misterioz i njerëzve të hershme që quhet me emrin Denisovans.

Derisa këto grupe lëvizin nëpër Azi, ndonjëherë duke u përzier, paraardhësit e Luzonesis dhe Hobbitëve mundet, sipas Nature, të kenë jetuar të izoluar në ishuj ku “ndoshta u zhdukën shkaku i burimeve të pamjaftueshme”.

Shkencëtarët besojnë se luzonesis madje ishin edhe me të vegjël se Hobbitët, dhe shumë më të dobët fizikisht.

Dhembët e zbuluar kanë sjell një tjetër enigmë.

Ata kanë një përzierje të çuditshme të tipareve të lashta dhe moderne të njeriut – një kombinim karakteristik që “nuk shihet të ndonjë specie tjetër njerëzore”.

Kjo është edhe arsyeja pse skuadra e zbulimit të thotë se ata kanë zbuluar një specie tërësisht të re.

Skuadra, e udhëhequr nga Florent Detroit, një paleoantropolog në Muzeun Kombëtar të Natyrës në Paris, sugjeron se kulmi i këtij zbulimi është se paraqet dy të rritur dhe një fëmijë.

“Së bashku, ata mund të krijojnë një argument të fuqishëm që kemi të bëjmë me diçka të re”, tha Matthew Tocheri, paleoantropolog në Universitetin Lakehead në Tunder Bay të Kanadasë.

Dhëmbët kanë një strukturë të ndërlikuar, forma e kockave të floresiensis është e dallueshme, të ngjashme me Lucy, australopithecus, mendohet se kurrë nuk janë larguar nga Afrika.

Kthesat në kockat e gishtit të luzonesis tregojnë që kjo specie kanë qenë të aftë për t’u ngjitur në pemë.

Thellësisht, studiuesit besojnë që luzonesis i takojnë një familje tjetër njerëzore.

Detroit, mendon që specia e re rrjedh nga një grup i Homo erectus, trupat e të cilëve gradualisht evoluuan në forma të ndryshme nga ato të paraardhësve të tyre.

Erectus besohet se janë të afërmit e parë njerëzorë që u larguan nga Afrika para rreth dy milionë vitesh.

“Ju merrni rrugë të ndryshme të evolucionit kur jetoni në ishuj”, tha Gerrit van den Bergh nga Universiteti i Wollongong në Australi për Nature.

“Ne mund ta imagjinojmë ë arritjen e erectus në ishuj, njëjtë edhe Luzonët apo Flores dhe ata nuk kanë me nevojë që të vrapojnë por duhet të përshtaten për të jetuar dhe kaluar natën në pemë”. /GazetaExpress/