Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, ka reaguar ndaj deklaratave të ish-presidentes Vjosa Osmani, e cila kishte pretenduar se grupe të lidhura me Vetëvendosjen kanë shpërndarë përmbajtje fyese dhe fotografi degraduese ndaj saj.
Duke folur në emisionin “Kosova Live” në T7, Fejza mohoi kategorikisht përfshirjen e Lëvizjes Vetëvendosje në një fushatë të tillë, duke theksuar se askush nga partia nuk ka publikuar apo shpërndarë fotografi të tilla.
“Askush nga Lëvizja Vetëvendosje. Lëvizja Vetëvendosje është parti e strukturuar, e cila ka. Askush nga ne në asnjë moment nuk ka ekspozuar fotografi të tilla të zonjës Osmani e as si kam parë ndonjëherë të shpërndara. Ju siguroj se në Lëvizjen Vetëvendosje asnjëherë nuk ka pasur diskutim që të bëhet një propagandë e tillë ndaj kujtdo”, deklaroi Fejza.
Ajo shtoi se Vetëvendosje ka adresuar vazhdimisht çështjet që lidhen me gjuhën seksiste dhe sulmet me bazë gjinore në politikë, madje duke u distancuar edhe nga deklarata të individëve brenda partisë kur ato janë konsideruar të papranueshme.
Deklarata e Fejzës vjen pasi Osmani, në një intervistë , akuzoi grupe të lidhura me Vetëvendosjen për sulme të vazhdueshme ndaj saj dhe familjes së saj.
“Çdo mëngjes fëmijët e mi zgjohen duke parë fotografi lakuriq, të cilat grupet e Vetëvendosjes i bëjnë kundër meje. A nuk është e turpshme kjo?”, kishte deklaruar Osmani.
Shell Kosova ka lansuar në Kosovë karburantet e reja dhe të përmirësuara Shell V-Power, në një event special të organizuar...