Arjan Çani hap debat: Shqiptarë kë do zgjidhni për kryeministër Elvis Naçin apo Arbër Hajdarin? - Gazeta Express
string(93) "arjan-cani-hap-debat-shqiptare-ke-do-zgjidhni-per-kryeminister-elvis-nacin-apo-arber-hajdarin"

Gazeta Express

13/12/2019 22:56

Arjan Çani hap debat: Shqiptarë kë do zgjidhni për kryeministër Elvis Naçin apo Arbër Hajdarin?

Gazeta Express

13/12/2019 22:56

Nëse do të votohej sot, kë do zgjidhnin për kryeministër shqiptarët, imamin Elvis Naçi apo aktivistin Arbër Hajdari?

Ishte kjo pyetja që shtroi këtë të premte gjatë emisionit “Zonë e Lirë” Arian Çani.

Lexo Edhe:

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli theksoi se shqiptarët i preferojnë këta persona për shkak se kanë një autoritet moral shumë të lartë. Megjithatë ai u shpreh se nuk duhet ngatërruar humanizmi me politikën.

“Në një situatë imagjinare besoj që shqiptarët do të preferonin më mirë Arbrin, apo Elvisin, Marinin sepse fakti që grumbulluan në pak kohë aq shumë donacione duke mos pasur struktura nga mbrapa tregon që janë autoritet moral shumë më i fortë se sa kryeministri apo qeveria. Kjo është prova e parë që kanë një autoritet moral.

Pastaj për të hyrë apo jo te kryeministri, tek realiteti është një dallim i madh mes humanizmit të tyre për të krijuar solidaritet njerëzor mes nevojave që kanë njerëzit dhe mundësisë që kanë për të kontribuar. Këtu është një komponent tjetër politika dhe humanizmi. Këtu të mos ngatërrohemi”, tha Fatbardh Kadilli.

Ndërkohë për politologun Arjan Curi, fakti që njerëzit preferojnë shumë imamin Naçi dhe aktivistin Hajdari tregon që ka një krizë të thellë në spektrin politik, e këtu nuk përjashtohet as Partia Demokratike. Sipas Curit, njerëzit shkojnë aty ku zbrazin portofolat.

“Tregojnë që ka krizë të madhe autoriteti dhe morali politik dhe këtu nuk përjashtoheni as ju në spektrin politik. Aq të lodhur janë njerëzit nga gënjeshtrat dhe nga demagogjia politike saqë këta iu duken të mirë dhe kanë shpresë se mund të bëjnë ndonjë gjë.

Do të shikosh shpirtin njerëzit? Shiko ku e zbrazin portofolin dhe aty e kanë dhe shpirtin. Fakti që zoti Naçi, zoti Hajdari arrijnë të mbledhin më shumë para se shteti tregon që ka një krizë të thellë besimi te sistemi politik shqiptar”, tha Curi.