Ariu sulmon një person në Kukës, me plagë në kokë e këmbë, i plagosuri ndez zjarr për ndihmë


load
Gazeta Express
20 Tetor 2019 13:02

Një person është sulmuar nga një ari në vendin e quajtur Sasat në Kukës. Mësohet se personi ka marrë plagë të rënda në kokë dhe në këmbë.

Prej dy orësh është njoftuar Salla e Emergjencave për helikopter, por mjeti i transportit është vonuar ndërkohë që i plagosuri lufton me vdekjen. Në kushte mbijetese ai ka ndezur një zjarr për t’u pikasur nga ajri.

Ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij nga një kafshë e egër kaq e rrezikshme që banon në pyjet e Shqipërisë.

Te fundit


Kthehu lart