Ariu i hap dyert e makinës sikur të ishte njeri


Gazeta Express
8 Korrik 2019 11:56

Një befasi e madhe ndodhi për një grua nga shteti Tennessee, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo e incizoi një ari i cili me shumë lehtësi i hap dyert e makinës.

Videoja, e cila u shkrep në qytetin Gatlinburg, tregon se si një ari ngrihet në këmbë dhe i hap dy dyert e makinës së parkuar.

Gruaja e cila i kapi këto pamje, tha se ariu kishte aftësi të mrekullueshme në hapjen e makinave, e kjo për shkak se ai është në kërkim të ushqimit brenda.

“E pash ariun i cili i afrohej makinës. E hapi derën si një njeri, në fakt të dy dyert në të njëjtën kohë” shkroi gruaja e cila e publikoi videon, transmeton Gazeta Express.

Te fundit


Kthehu lart