Ariu hyn në shtëpi dhe më pas arrin që të arratiset nga policia


Gazeta Express
12 Gusht 2019 11:43

Një ari i uritur ka arritur që të hyjë në një shtëpi në Kolorado gjatë natës dhe në fund ia doli që të arratiset edhe nga policët, duke e rrëzuar një pjesë të murit gjatë kohës sa po ikte.

Policia në Estes Park, një qytezë në Kolorado, tha që ariu me gjasë ishte i uritur dhe po kërkonte në mbeturina.

Por në vend se të “dorëzohej” ndaj policisë, ariu arriti që të ikte.

“Gjatë kohës sa ishim rrugës, ariu me forcë e shkatërroi një pjesë të murit dhe arriti që të arratisej” tha policia përmes një postimi në Facebook, duke shtuar edhe fotografi të vrimës të cilën e kishte shkaktuar.

Kolorado është shtëpia e mijëra arinjve të zi, të cilët vazhdimisht hynë në makina dhe shtëpi të ndryshme duke kërkuar shtëpi.

Policia ka kërkuar nga banorët që t’i mbyllin dritaret dhe dyert e shtëpive gjatë ditës, në mënyrë që të parandalohen arinjtë që të hynë brenda.

Te fundit


Kthehu lart