Arilena Ara më e lumtur se kurrë në pushime me të dashurin


Gazeta Express
18 Gusht 2019 15:09

Këngëtarja Arilena Ara ka preferuar ta mbajë gjithmonë jetën e saj private larg syrit të mediave.

Mirëpo kohët e fundit ajo ka filluar të postojë foto me menaxherin e saj Popi Kola, në një raport më shumë se sa thjesht si menaxher.

Ajo po e shfaq hapur si partnerin e saj.

Arilena dhe Popi janë pjesë e jetës së njëri-tjetrit që prej 8 vitesh dhe vetë Popi është shprehur se do të jenë edhe për 80 vite të tjera më shumë.

Vetëm së fundmi, Arilena ka ndarë në instastoryn e saj foto me Popin, ku shfaqen të buzëqeshur buzë pishinës.

Këngëtarja ka vendosur ikonën e botës mbi foto që tregon se ai është e tërë bota për të.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart