Shkup, udhëtari nga Dubai nuk ka koronavirus - Gazeta Express
string(43) "shkup-udhetari-nga-dubai-nuk-ka-koronavirus"

Shkup, udhëtari nga Dubai nuk ka koronavirus

Gazeta Express

25/02/2020 14:19

Udhëtari nga Dubai që është testuar në Klinikën Infektive në Shkup ka rezultuar të jetë negativ ndaj koronavirusit, përcjell GazetaExpress.

Personi kishte qëndruar për gjashtë ditë në Dubai dhe kishte simptoma të ngjashme të gripit.

Lexo Edhe:

Një udhëtar që është kthyer nga Dubai dhe i cili kishte simptoma të ngjashme me koronavirusin ishte hospitalizuar në Klinikën infektive.

Simptomat e para i kishte ndjerë pas ardhjes në shtëpi, pas çka edhe ishte paraqitur në Klinikën infektive në Shkup dhe është pranuar mbrëmë në orën 22:00. Nga arritja e tij në klinikë, pacienti ishte vendosur në izolim.

Nga MSH-ja thonë se me sy hapur e ndjekin situatën dhe në vazhdimësi veprohet sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ndërsa prej sot zbatohen edhe masa të reja të përforcuara për parandalim nga koronavirusi./GazetaExpress/B.Lika/