Argjentina e ka edhe një “Messi” të ri, të cilin e do Guardiola në Man City


Gazeta Express
21 Prill 2019 11:53

Manchester City është duke e vëzhguar talentin e ri argjentinas, Thiago Almada – i cili është duke u cilësuar si “Lionel Messi” i ri – në përpjekje për ta sjellë në Etihad.  

Skuadra e Pep Guardiolës synon ta transferojë të riun për 25 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

Aftësitë që Almada posedon dhe mënyra e të luajturit, kanë bërë që ai të krahasohet me legjendën Lionel Messi.

Përkundër se është vetëm 18-vjeçar, Almada e ka zënë vendin e titullarit në ekipin e tij Velez Sarsfield, duke i regjistruar 16 paraqitje, tri gola dhe dy asiste.

Gjatë kohës së tij në Velez, Almada ka luajtur në disa pozitë të ndryshme, megjithatë pozita e tij e preferuar është mesfushor atakues. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart