Argëtim, te dera e shtëpisë - Gazeta Express
string(26) "argetim-te-dera-e-shtepise"

Argëtim, te dera e shtëpisë

Gazeta Express

05/08/2020 14:44

Fëmijët vërtet janë e ardhmja jonë, por ne i duam ata të lumtur edhe në të tashmen. Në një lagje me gjithçka të planifikuar deri në detaje, natyrisht se nuk mund të mungonte hapësira për të vegjlit. Fëmija juaj do të jetë edhe i lumtur, edhe nën përkujdesje me edukatorët më të përzgjedhur.

Kopshti është i pajisur me lodrat më moderne dhe të sigurta, ashtu që ju të mos shqetësoheni për fëmijët tuaj ndërkohë që ata kënaqen.

Lexo Edhe:

Por kjo nuk është kurrsesi e vetmja që ofron Royal Green Residence, sa i përket argëtimit dhe sportit. E kemi parasysh që pas ditëve të lodhshme në punë, mund të keni nevojë për relaks. Kësisoj, pjesë e lagjes do të jete qendra SPA së bashku me pishinën gjysmë-olimpike me sisteme te avancuara te filtrimit dhe sinjalizimit.

Në Royal Green Residence përveç hapësirave të gjelbra, do ta keni në dispozicion shtegun për ecje dhe vrapim deri tek ligjeni i Badovcit.

Jeto si mbret!