Arena Kombëtare krahasohet me stadiumin e famshëm botëror


Gazeta Express
14 Nëntor 2019 15:54

Kulifikueset e Euro 2020 do të mbyllën për Shqipërinë me sfidën me Francën, që më shumë se për rezultatin përbën interes për faktin se në këtë përballje me kampionët në fuqi të botës do të përurohet stadiumi i ri, “Arena Kombëtare”.

Mediet italiane, në bllok i kanë kushtuar hapësira të veçanta impiantit të ri të Tiranës, i ndërtuar në truallin e “Qemal Stafës”. Vlerësime për arkitekturën dhe bukurinë e këtij stadiumi moderen, i krahasueshëm me edhe me impiantet me shumë emër në Europë dhe botë.

“Corriere Dello Sport” shkrimin për “Arena e Kombëtare” e titullon: “Pritje e madhe në Tiranë, përurohet stadiumi i ri me Ceferin dhe Francën”,  ndërkohë që në brendësi shkon deri aty sa ta krahasojë me stadiumin e Boca jr, “Bombonera”.

Bombonera
Bombonera

“Mbrëmje gala dhe pritje e madhe për përurimin e stadiumit të ri, një xhevahir i tipit Bombonera që u ndërtua në qytet mbi hirin e stadiumit të Vjetër “Qemal Stafa,”theksohet te artikulli i kësaj të përditshmeje që nuk harroi pa përmendur entuziazmin e rikthyer te skuadra jonë kombëtare me ardhjen e Edi Rejas, edhe pse tashmë është vonë për çështjen e kualifikimit

Ndërsa e përditshmja “Tuttosport” shkon edhe më tej, e krahason me stadiumin mitik të Londrës, “Wembley”:

“Wembley i Ballkanit po pagëzohet”, është titulli i kësaj të përditshmeje. “Është Arena Kombëtare që të kujton Bomboneran për organizimin e tribunave”.

Arena Kombëtare
Arena Kombëtare

Te fundit


Kthehu lart