Ardit Gjebrea dhe Pirro Çako në një duet të rrallë së bashku, video nuk duhet humbur


Gazeta Express
25 Qershor 2019 15:44

Mbrëmjen që shkoi stafi i ‘E diela Shqiptare’ ka udhëtuar drejt jugut të Shqipërisë, për të regjistruar puntatën e fundit të programit për këtë sezon. Një nga momentet më të bukura të mbrëmjes që kanë pasur fatin të shohin të pranishmit, ka qenë performanca e rrallë e Pirro Çakos dhe Ardit Gjebreas në të njëjtën skenë. Ata kanë kënduar ‘Kuturu’ që është këngë e Aleksandër Gjokës, por e realizuar nga Çako.

“Nuk mungoi dueti me mikun e përjetshëm”,-ka shkruar Arditi krahas videos që i ka emocionuar të gjithë.

Komentet sigurisht kanë qenë të shumta dhe ndjekësit janë gëzuar shumë që kanë mundur të dëgjojnë pak nga performanca. Ende nuk e dimë nëse këto momente do transmetohen të plota në televizion, por një gjë është e sigurt, puntata e regjistruar në jug do të jetë shumë e veçantë.

Te fundit


Kthehu lart