Ardian Gjini u premton zjarrëfikësve lehtësi në punën e tyre - Gazeta Express
string(61) "ardian-gjini-u-premton-zjarrefikesve-lehtesi-ne-punen-e-tyre1"

Zgjedhjet Lokale 2021

Gazeta Express

11/10/2021 19:10

Ardian Gjini u premton zjarrëfikësve lehtësi në punën e tyre

Zgjedhjet Lokale 2021

Gazeta Express

11/10/2021 19:10

Kandidati i AAK’së për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini, ka vizituar sot zjarrëfikësit e këtij qyteti. Atyre ai u premtoi zgjidhje për t’ua lehtësuar punën.

“Zjarrfikësit janë heronjtë e vërtetë në rastet e emergjencave dhe fatkeqësive të zjarrit. Sot takova disa prej tyre, që shërbejnë në Brigadën e Zjarrfikësve në Gjakovë’, tha Gjini.

“E di që kanë vështirësi, prandaj diskutuam së bashku për të gjetur zgjidhje që puna e tyre të bëhet më e lehtë, por edhe më e sigurt. Faleminderit për shërbimin!”, shtoi ai.

Ndërkohë po sot, Gjini vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës në këtë qytet.

“Sot vizitova Bashkësinë Islame të Kosovës Dega në Gjakovë, ku u prita miqësisht, me bisedë të këndshme dhe konstruktive”, theksoi ai.

“Prijësit e këtij institucioni i falënderova për kontributin pozitiv në të mirë të qytetarëve të Gjakovës. Faleminderit për pritjen!”, shtoi ai në Facebook.