Ardian Gjini thirrje qytetarëve: Nesër dilni sa më shumë për të votuar, votoni për siguri, energji e zhvillim - Gazeta Express
string(106) "ardian-gjini-thirrje-qytetareve-neser-dilni-sa-me-shume-per-te-votuar-votoni-per-siguri-energji-e-zhvillim"

Zgjedhjet

Gazeta Express

06/06/2026 10:43

Ardian Gjini thirrje qytetarëve: Nesër dilni sa më shumë për të votuar, votoni për siguri, energji e zhvillim

Zgjedhjet

Gazeta Express

06/06/2026 10:43

Përmes një videomesazhi të publikuar në profilin e tij zyrtar në Facebook, kandidati për kryeministër nga Aleanca ka ftuar qytetarët që të mbështesin vizionin për më shumë siguri, energji dhe zhvillim.

“Të dashur qytetarë, gra e burra, të rinj e të reja, nesër me votën tuaj ju përcaktoni të ardhmen e Kosovës. Gjithçka përcaktohet prej secilit prej nesh. Sado që duket e vogël, vota e secilit ka rëndësi të jashtëzakonshme”, ka thënë Gjini në mesazhin e tij.

Ai ka theksuar se kjo është ftesa e Aleancës për qytetarët, duke shprehur bindjen se vota e tyre mund ta ndryshojë vendin.

“Vota juaj do ta ndryshojë vendin. Dilni sa më shumë dhe votoni”, është mesazhi përmbyllës i kandidatit për kryeministër nga Aleanca.

https://www.facebook.com/share/r/18VfE5Jg8J/?mibextid=wwXIfr

Advertisement
Advertisement
Advertisement