Blerja e re e Tottenham Hostpur, Matt Doherty, ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.
Mbrojtësi i krahut të djathtë u transferua te skuadra angleze Tottenham nga Wolverhamptoni, raporton Gazeta Express.
Doherty ka qenë zgjedhja e parë e trajnerit Jose Mourinho që nga ardhja e tij në Londër duke startuar në gjashtë ndeshjet nga tetë të zhvilluara.
28-vjeçari gjendet i grumbulluar me kombëtaren e Irlandës.
Së bashku me të, pozitiv rezultoi edhe bashkëkombësi i tij, James McClean.
Që të dy gjenden të izoluar dhe do të mungojnë në ndeshjen e radhës në Dublin kundër Bullgarisë.
Deri tani kanë rezultuar pozitivë gjithsej katër lojtarë për kombëtaren e Irlandës. /Gazeta Express/