Arbëria synon ta vazhdojë mrekullinë, Feronikeli ta ndalë atë - Gazeta Express
string(60) "arberia-synon-ta-vazhdoje-mrekulline-feronikeli-ta-ndale-ate"

Arbëria synon ta vazhdojë mrekullinë, Feronikeli ta ndalë atë

Gazeta Express

29/09/2020 12:55

Sot do të hapet xhiroja e katërt e Superligës së futbollit ku do të përballen lideri i tabelës me skuadën e përforcuar nga Drenasi

Arbëria do të synojë ta vazhdojë mrekullinë në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Skuadra nga Dobraja do ta presë sot Feronikelin, në ndeshjen hapëse të xhiros së katërt të Superligës së Kosovës.

Ekipi lipjanas i mahniti të gjithë në këtë fillim-sezoni duke kryesuar në tabelë me 7 pikë të grumbulluara pasi i regjistroi dy fitore e një barazim.

E sot, ekipi i Arbnor Morinës do të mundohet ta regjistrojë fitoren e radhës, për ta vazhduar sezonin përrallor.

Nga ana tjetër, Feronikeli, pas humbjes nga Ballkani dhe barazimit me Drenicën do ta kërkojë këndelljen dhe i do tri pikët ndaj Arbërisë.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq dhe do të fillojë në 15:00.

Duelet tjera të xhiros së katërt do të luhen të mërkurën dhe të enjten. /Gazeta Express/