Arbër Hajdari e zbulon se nuk do të jetë pjesë e edicionit të tretë të BBVA-së - Gazeta Express
string(78) "arber-hajdari-e-zbulon-se-nuk-do-te-jete-pjese-e-edicionit-te-trete-te-bbva-se"

Arbër Hajdari e zbulon se nuk do të jetë pjesë e edicionit të tretë të BBVA-së

Rozë

Gazeta Express

29/05/2023 13:29

Opinionisti i “Big Brother VIP Albania”, Arbër Hajdari ka folur për eksperiencën e tij në spektaklin e madh, ku ka zbuluar se nuk do të marrë pjesë në edicionin e tretë të shtëpisë së famshme.

Teksa ishte i ftuar në ‘N’Trip’. Arbëri tha se mbështetje e madhe në karrierën e tij është dhe partnerja e tij, Vlera ku citoi se pjesë e suksesit të tij ka dhe ajo.

Lexo Edhe:

Arbëri tregoi dhe planet që ka për zgjerimin e familjes, dëshirën për të pasur shumë fëmijë.

“Vjet ishte më e vështirë, për shkak të ngarkesës që kam. Gjithmonë kam dashur të ruaj qetësinë dhe mos ndikohem nga komentet jashtë, dhe ti rri larg trysnisë dhe të prezantoj atë që jam. Opinionisti nuk mund të jetë i përjetshëm, fillon dhe konsumohesh dhe mendoj se nuk e shoh më veten në sezonin e radhës. Në lojë më kanë pëlqyer njerëzit që kanë qenë koherent në lojën e tyre, si Beniada pasi ishte një njeri që i qëndroi larg thashethemeve”, tha Arbëri.