Arben Malaj reagon pas nismës nga PS: Pas Erdogan, ky është rasti i dytë që mazhorancat e gjithë pushtetshme shkarkojnë një anëtar bordi


Gazeta Express
16 Korrik 2019 9:55

Pas lajmi se Kuvendi i Shqipërisë do të nisë procedurat e shkarkimin si anëtar Bordi i Bankës së Shqipërisë, Arben Malaj, duke theksuar se vendimi për shkarkimin është tërësisht politik dhe nuk lidhet me shkelje etike.

arben-malaj

Malaj thotë se pas shkarkimit nga presidenti turk, Erdogan te Guvernatorit te Bankes se Turqisë, “ky mund të jetë rasti i dytë qe maxhorancat e gjithë pushtetshme shkarkojnë një anëtar Bordi të Bankës Qendrore”.

Malaj thotë se do ta ndjekë betejën në rrugë ligjore duke përfituar 7 vite paga për të cilën thotë se shqetësohet për shkak se ato nuk i paguajnë deputetët por taksa-paguesit shqiptarë.

Reagimi i plotë i Malajt në Facebook:

E para dhe thelbesorja – vendit tim i kam sherbyer ne cdo kohe me integritet te larte, profesionalzem te thelle dhe dashuri te madhe.

-Te treja keto vertetetohen gjate pervojes 32 vjecare ne cdo angazhim, akademik, shoqerore dhe politik.

-Ju ka kam paralajmëruan qe u bene përpjekje maksimale për të mos me rizgjedhur. Për interesat dhe emrat konkrete do te flas fillimisht ne procesin e ballafaqimit parlamentar.

-Ne respekt te institucionit te Bankës se Shqipërisë nuk do te bej asnjë deklaratë specifike perpara nisjes se ballafaqimit institucionale.

-Gjithë shqetësimet e mia për sfidat e Bankës se Shqipërisë që nga vetingu për bankierët miliarderë që i çuan kreditë jo performuese te vendit deri ne 50% te totalit, me larte se ne çdo vend tjetër dhe debatet për këtë në Bord janë te gjithë te dokumentuara ne proces verbalet e mbledhjeve te Bordit.

-Kërcënimet paralajmëruese mi ka dërguar Taulant Balla pas mos pranimt te nderhyrje se tij edhe me SMS me rekomandime partiake ne proceset perzgjedhjes ne Bordin e Bankes se Shqiperise. Shqetësim është i protokolluar ne mbledhjen e Bordit te BSh.

-Fakti qe pas shkarkimit nga Erdogan te Guvernatorit te Bankes se Turqise, ky mund te rast i dytë qe maxhorancat e gjithë pushtetshme shkarkojnë një anëtar Bordi te Bankës Qendrore,

Vetem profesionalisht me trishton.

-Veprimi i tyre është i pastër politike, sepse shkeljet etike materializohet me cenim te reputacionit apo evidencës se Bankës se Shqipërisë gjë që sipas vlerësimeve edhe të institucioneve ndërkombëtarë por edhe ne mbledhje e Bordit pas mandatin te ri, (mandarin i pare ishte zëvendësues rreth dy vite) nuk ka asnje shqetesim te shprehur ndaj meje per shkelje etike. Mbledhje e fundit ishte ne 3 Korrik 2019.

-Sfiden e integriteti dhe profesionalizmit e kam perhere te fituar edhe gjyqin partizan e kam te fituar moralisht, do ta fitoj edhe ne rruge gjyqesore po pagat dhe penalitete 7 vjecare kush do ti paguaj 28 deputetet apo taksapaguesit shqiptare?

Ky eshte thelbi I shqetesimit profesional.

Padua do te jete individuals per cdo abuzues me statusin e deputetit, i këshilloj te kerkojne assistance juridike perpara se te shpifjen.

E fundit por me rëndësishme koleget ne PS e dine shume mire qe midis lirise dhe karrikeve kam zgjefhur dhe do te zgjedh lirine, sepse pa te nuk i sherbej dot vendit tim.

Dite te mbare, Arbeni

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart