Arben Gashi takon mërgatën në Austri e Zvicër, thekson përkrahjen ndërkombëtare për Kosovën - Gazeta Express
string(90) "arben-gashi-takon-mergaten-ne-austri-e-zvicer-thekson-perkrahjen-nderkombetare-per-kosoven"

Lajme

Gazeta Express

24/05/2026 15:49

Arben Gashi takon mërgatën në Austri e Zvicër, thekson përkrahjen ndërkombëtare për Kosovën

Lajme

Gazeta Express

24/05/2026 15:49

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka zhvilluar takime me bashkatdhetarë në Austri dhe Zvicër, duke theksuar rëndësinë e mërgatës për Kosovën dhe mbështetjen e vazhdueshme ndërkombëtare për vendin.

Përmes një postimi publik, Gashi bëri të ditur se pas takimeve në Austri, aktivitetet me diasporën po vazhdojnë edhe në Zvicër.

Ai tha se angazhimi për LDK-në dhe Kosovën mbetet maksimal, ndërsa vlerësoi praninë e eurodeputetit austriak Lukas Mandl dhe deputetit austriak Andreas Minnich në këto takime.

Sipas Gashit, pjesëmarrja e tyre dëshmon se miqësia dhe përkrahja për Kosovën vazhdojnë të jenë të fuqishme në arenën ndërkombëtare.

“Mërgata jonë mbetet zemra e lidhjes së Kosovës me Evropën — me besim, punë dhe përkushtim të përhershëm ndaj atdheut”, ka shkruar ai.

Në fund të mesazhit të tij, Gashi ka përcjellë edhe urimin: “Zoti e bekoftë Kosovën”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement