Arbana Osmani sjell librin “Receta për 5 minuta”


Gazeta Express
20 Nëntor 2019 12:35

Mes përqafimesh, puthjesh e shumë komenteve pozitive, moderatorja e njohur shqiptare, Arbana Osmani, promovoj në Prishtinë librin e saj të dytë të gatimit.

Libri ishte pjesë e Panairit të Librit në Tiranë, u promovua në Prizren e Prishtinë, si dhe në shumë qendra të tjera të Shqipërisë po e vazhdon këtë rrugëtim.

Arbana tregoj se libri “Receta për 5 minuta” ka nis si ide fillimisht vetëm për miqtë e saj. Ajo tha se ai i dedikohet të gjithë atyre, të cilët janë në mëdyshje se çka të gatuajnë për drekë apo darkë.

Pos tjerash, Arbana për “#Gjesi” shpalosi edhe projektet televizive. Më 18 janar të vitit të ardhshëm, ajo rikthehet në ekran më emisionin “Dua të të bëjë të lumtur”, e për të cilin tha se vjen me një sezon shumë të veçantë.

Ndryshe, kohëve të fundit është diskutuar shumë rikthimi i realty-shout të famshëm, “Big Brother Albania”, të cilin Osmani e ka prezantuar për tetë vite.

Lidhur me të, ajo tha se ende nuk ka asgjë konkrete.

Arbana Osmani vlerësohet si një ndër prezantueset më të suksesshme shqiptare. Ajo ka prezantuar shumë programe në televizion e radio.

Te fundit


Kthehu lart