Arabia Saudite i jep fund izolimit më 21 qershor, xhamitë i hap më 31 maj - Gazeta Express
string(72) "arabia-saudite-i-jep-fund-izolimit-me-21-qershor-xhamite-i-hap-me-31-maj"

Arabia Saudite i jep fund izolimit më 21 qershor, xhamitë i hap më 31 maj

Gazeta Express

26/05/2020 12:47

Autoritetet e Arabisë Saudite kanë njoftuar se do t’i japin fund izolimit nga 21 qershori. Sidoqoftë, nga ky vendim do të jetë i përjashtuar qyteti i shenjtë, Meka.

Për më tepër, Ministria e Brendshme e këtij vendi njoftoi besimtarët do të mund të falen në xhami nga 31 maji, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Shteti me më së shumti raste të koronavirusit në Gjirin Persik ka vendosur orë të plotë policore gjatë festës së Fitër Bajramit, që e shënon fundin e muajit të agjërimit.

Deri më tani, në Arabinë Saudite zyrtarisht janë regjistruar 399 të vdekur dhe rreth 75,000 të infektuar me koronavirus.

Përmes medieve shtetërore, Ministria e Brendshme tha se do ta fillojë lehtësimin e masave kufizuese gjatë kësaj jave. Qytetarët do të mund të dalin nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 3 të pasdites.

Nga 20 qershori, masa do të lehtësohet edhe më shumë, sepse të gjithë do të kenë të drejtë të dalin deri në orën 20.