Aprovohet lista me 19 propozime për emërimin e ambasadorëve - Gazeta Express
string(59) "aprovohet-lista-me-19-propozime-per-emerimin-e-ambasadoreve"

Gazeta Express

12/12/2019 14:10

Aprovohet lista me 19 propozime për emërimin e ambasadorëve

Gazeta Express

12/12/2019 14:10

Qeveria sot në seancë të mbyllur e aprovoi listën me 19-të propozime për emërimin e ambasadorëve të vendit tonë në destinacionet vijuese: Athinë, Beograd, Zagreb, Tiranë, Bruksel, Hagë, Moskë, NATO, Këshillin Evropian (Strasburg), KB (Gjenevë), Dohë, Pragë, Nju-Delhi, Romë, Tel Aviv, Kopenhagë, Vatikan, Prishtinë dhe Pekin.

Lista do t’i dorëzohet presidentit Stevo Pendarovski.

Lexo Edhe:

Fillimisht në listë ishin 21 kandidatë, por janë vërtetuar 19, pasi dy kandidatë duhet të bëjnë hapa plotësues.

Zaev në paraqitjen e tij në debatin “Rruga drejt anëtarësimit në NATO: Nga shtet i izoluar drejt shtetit të integruar” në Fakultetin filozofik në Shkup, theksoi se përfaqësuesi i ri diplomatik në selinë e NATO-s në Bruksel do të jetë ambasadori i parë i Maqedonisë së Veriut, si një vend anëtar i NATO-s.

Kryeministri njoftoi se propozimet për ambasadorët e rinj sot do të dorëzohen deri tek presidenti i shtetit, i cili duhet të vendosë për emërimin e tyre.

Ambasador i ri në Bruksel, do të jetë Dane Taleski këshilltari i deritanishëm për politikë të jashtme i kryeministrit Zaev, siç informuan pardje nga Qeveria.