Apple vë në shitje kufjet e reja, e gjithë bota habitet me çmimin - Gazeta Express
string(64) "apple-ve-ne-shitje-kufjet-e-reja-e-gjithe-bota-habitet-me-cmimin"

AutoTech

Gazeta Express

09/12/2020 21:17

Apple vë në shitje kufjet e reja, e gjithë bota habitet me çmimin

AutoTech

Gazeta Express

09/12/2020 21:17

Apple ka nxjerrë në shitje kufjet e reja të AirPods Max, me vlerë 550 dollarë, duke i bërë më të shtrenjta sesa Xboxi i ri apo PlayStation i ri.

Sipas publikimit në What Hifi, kufjet e ngjashme pa kabllo që anulojnë zhurmën, të prodhuara nga Sony apo Sennheiser, shiten me pakicë për afro 350 dollarë.

Lexo Edhe:

Çmimi i lartë ka ngritur shumë pyetje për vlerën e produktit dhe shumë njerëz kanë reaguar habitshëm nëpër rrjete sociale

Kufjet pa kabllo dhe që anulojnë zhurmën, sipas Applet, kombinojnë dizajnin akustik, çipat H1 dhe softuer të avancuar për të ofruar “përvojën përfundimtare të dëgjimit”.