“Apple” publikon çipat e rinj, pas mungesave - Gazeta Express
string(41) "apple-publikon-cipat-e-rinj-pas-mungesave"

AutoTech

Gazeta Express

20/10/2021 1:30

“Apple” publikon çipat e rinj, pas mungesave

AutoTech

Gazeta Express

20/10/2021 1:30

Kompania teknologjike “Apple” ka publikuar çipat M1Pro dhe M1Max që përdoren për t’i mbushur me bateri laptopët e llojit “MacBook Pro”

Kompania “Apple” ka njoftuar se çipi M1 Maz, me 57 miliardë transistorë, është më i fuqishmi që është krijuar ndonjëherë. Çipat e rinj janë publikuar pas gati një viti që kur firma i ka publikuar kompjuterët “Mac”, që për herë të parë mbushen me rrymë nga silikoni i strukturës së tyre.

Lexo Edhe:

Kjo vjen pas raportimeve se “Apple” i kishte zvogëluar synimet për prodhim të iPhone 13, për shkak të mungesës së çipave kompjuterikë, ka shkruar BBC.

Analistja e industrisë Mikako Kitagawa ka thënë për agjencinë britanike se shtimi i performancës është goxha mbresëlënës.

“Apple” ka bërë të ditur se çipat e rinj do të arrijnë performancë që mund të krahasohet me çipin më të fundit të 8-core, që funksionon me shpejtësi të lartë, duke e përdorur 70 për qind të baterisë, transmeton koha.net.

Sipas kompanisë, çipi do të ishte deri në 1.7 herë më e shpejtë se çipi PC 8-core. Pretendime të tilla ende nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur. Çipat e “Apple” ndonjëherë quhen “të bazuara në Arm” sepse licencon grupet e udhëzimeve nga kompania me atë emër me seli në Britani. Këto grupe udhëzimesh përcaktojnë se si përpunuesit përpunojnë komandat. Sidoqoftë, qarqet kryesore të procesorit janë të dizajnit të “Apple”. Për vite “Apple” ka përdorur çipat e dizajnuar nga “Intel”. Lëvizja për ta bërë silikonin e vet ka qenë pozitive për firmën, ka deklaruar për BBC-në Ben Wood, analisti kryesor i “CCS Insight”.

Dy çipa i mbushin me bateri laptopët e rinj 14in dhe 16in MacBook Pro dhe një sistem të ri operativ, macOS Monterey. Në prezantimin e lansimit “Unleashed”, kompania “Apple” e ka theksuar fuqinë e MacBook dhe jetëgjatësinë e madhe të baterisë. Sipas një analisti, është menduar se punëtorët në industritë krijuese kanë filluar të largohen nga Macbook Pro. Por ata do t’i gjejnë mjetet e reja tërheqëse, sipas Kitagawas. “Apple me të vërtetë po e mbron tregun krijues profesional, i cili është tregu i tyre kryesor”, ka thënë ajo. Laptopët MacBook u zbuluan në një kohë kur kompania ka paralajmëruar për ndikimin e mungesës globale të çipave.

Më parë shefi i “Apples”, Tim Cook, kishte thënë se problemi mund t’i prekte produktet që përdorin çipat M1. Raportet e fundit sugjerojnë që mungesa mund ta godasë prodhimin e iPhone 13. Siliku i dizajnuar nga Apple nuk do ta izolojë kompaninë nga mungesa.

“Fakti që Apple ka krijuar çipat e vet nuk do të thotë domosdoshmërisht se është imune nga mungesat më të gjera të çipave”, ka thënë ai. “Nuk ka dyshim se do të jetë në një pozicion të fortë për të siguruar furnizim, por në fund mungesa e përgjithshme e gjysmëpërçuesve zbret në kapacitetin prodhues”.

Kitagawa gjithashtu ka theksuar se teksa ka numër të kufizuar të çipave grafikë të dedikuar (GPU), MacBook Pro-të e rinj mund të jenë “më imunë ndaj mungesës pasi makina nuk ka grafikë diskretë: një komponent më pak për të cilin ata duhet të shqetësohen”.