Apple prezanton zyrtarisht iPhone 11


Gazeta Express
10 Shtator 2019 19:59

Gjiganti teknologjik amerikan, Apple, ka prezantuar të martën në Kaliforni modelin e tij më të ri të telefonit të mençur mobil.

iPhone 11 është quajtur pajisja më e re mobile e Apple, që vjen si pasardhëse e iPhone XR.

Ky model i ri do të ketë një sistem prej dy kamerash, që do të përmirësojnë dukshëm cilësinë e fotografive, ndërsa pajisja do të ofrohet me 6 ngjyra të ndryshme.

Sikurse modeli i vitit të kaluar, edhe iPhone 11 vjen me ekran prej 6.1 inçësh, ndërsa dizajni i tij është pothuajse identik me paraardhësin e tij.

Brenda iPhone 11 është procesori më i ri i Apple, A13 Bionic, dhe sigurisht se ky është “më i shpejti që ka ndonjë telefon i mençur”.

Telefoni do të shitet me çmim fillestar prej 699 dollarësh amerikanë. Data e daljes së tij në shitje do të jetë 20 shtatori, ndërsa porositë fillojnë nga 13 shtatori.

iPhone 11 është “thjesht i mrekullueshëm”, ka thënë shefi i Apple, Tim Cook, gjatë prezantimit të tij. /Express/

Te fundit


Kthehu lart