Apple do ta kopjojë sërish Androidin - Gazeta Express
string(36) "apple-do-ta-kopjoje-serish-androidin"

AutoTech

Gazeta Express

26/01/2022 15:47

Apple do ta kopjojë sërish Androidin

AutoTech

Gazeta Express

26/01/2022 15:47

Gjenerata e ardhshme e iPhone tashmë është duke u përgatitur, dhe megjithëse shumica e thashethemeve janë të drejtuara drejt serisë iPhone 14, ka raportime për modelet e iPhone 15 që priten të dalin në treg në vitin 2023.

Sipas analistëve, iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max do të përdorin një kamerë periskopi me zmadhim optik 5x.

Lexo Edhe:

Apple mori kopjet e prodhimit për këta komponentë dhe do të marrë vendimin përfundimtar për përdorimin e tyre në maj. Nëse kompania pranon një lente periskopi, ajo do të ketë nevojë për më shumë se 100 milionë komponentë.

Telefonat premium Android e kanë përdorur këtë teknologji prej vitesh. Oppo prezantoi teknologjinë në vitin 2017 dhe telefoni i parë që vendosi një lente periskopi ishte Huawei P30 Pro i vitit 2019.

Analisti i njohur Ming-Chi Kuo kohët e fundit theksoi se Apple po punon shumë për të vendosur një lente periskopi në serinë e telefonave iPhone 15.