Apple do lansojë Airpodët e ri të ridizajnuar


Gazeta Express
25 Prill 2019 12:02

Airpodët e ri do të jenë më të shtrenjtë dhe do jenë të ridizajnuara plotësisht.

Apple do lansojë dy airpodë të ri para fundit të vitit.

Analist i njohur i Apple Ming Chi Kou thotë që airpodët e ri do të kushtojnë më shumë se sa gjenerata e fundit e airpodëve që kushton 159 dollarë.

Kuo cek se dizajni i ri parashihet të zëvendësojë ata të vjetrit duke tërhekur shumë përdorues të rinjë. Ai parasheh që shitjet e airpodëve të arrijnë 52 milionë njësi në vitin 2019 dhe 75 deri 85 milionë në vitin 2020.

Raportohet nga digiTimes që airpodët e rinjë do lansohen para fundit të vitit dhe që dizajni I ri do përmbajë funksionin për anulim të zhurmës.

Apple lansoi gjeneratën e dytë të aiprpodëve muajin që lamë pas. Në këtë dizajn u ofrua mkbështetja ‘’Hey Siri’’ dhe u mundësua 50% më shumë kohë e të folurit se sa gjenerata e parë.

Gjithashtu është lansuar edhe mbushësi i ri wireless. Bateria mund të mbajë plotë 24 orë në përdorim të plotë. Dhe nëse mbushni airpodët e juaj për vetëm 15 minuta, do keni mundësi të I përdorni për 3 orë më shumë./Express/

Te fundit


Kthehu lart