Apeli rikthen në punë zyrtaren e kadastrës së Durrësit Lusiena Kola, bien pretendimet e prokurorit Ndoja


Gazeta Express
10 Tetor 2019 16:26

Gjykata e Apelit në Durrës ka hedhur poshtë pretendimet e prokurorisë mbi dosjen e Lusiena Kolës, ish- nëndrejtoreshës së Kadastrës së qytetit bregdetar.

Lusiena Kola u arrestua dhe mbi të u vendos masa e “detyrimit të paraqitjes’ nga shkalla e parë, ndërsa Apeli e ka lënë të lirë si dhe ka urdhëruar rikthimin e saj në punë, pasi Gjykata nuk i gjen bindëse argumentet e prokurorisë kundër Kolës.

Dosja kundër saj u ngrit nga prokurori Arjan Ndoja, i cili prej disa ditësh tashmë është nën sulmin e kryeministrit dhe qeverisë, si një person i lidhur me bandat kriminale.

Lusiena Kola u arrestua nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, veçanërisht me rastin e një kompanie (“Lura shpk”) që sipas organit të akuzës është favorizuar ilegalisht nga drejtuesit e Kadastrës së Durrësit.

Kujtojmë se për akuzën e shpërdorimit të detyrës në burg është dhe ish kreu i Kadastrës Liridon Pula./Express

Te fundit


Kthehu lart