Apeli i ministrisë së Shëndetësisë: Mos shkoni në dasma apo ceremoni mortore - Gazeta Express
string(75) "apeli-i-ministrise-se-shendetesise-mos-shkoni-ne-dasma-apo-ceremoni-mortore"

Gazeta Express

09/08/2020 18:02

Apeli i ministrisë së Shëndetësisë: Mos shkoni në dasma apo ceremoni mortore

Gazeta Express

09/08/2020 18:02

Ministria e Shëndetësisë ka bërë apel për ndalimin e grumbullimeve në dasma dhe ceremoni festive apo mortore, duke i cilësuar burim të përhapjes së infeksionit.

Ajo rikujton edhe thirrjen për mbajtjen e maskës në ambientet e mbyllura si dhe respektimin e distancës dhe rregullave të higjienës.

Lexo Edhe:

“Nisur nga fakti se janë vënë re raste të shtuara që lidhen me grumbullime në ceremoni festive apo mortore, rikujtojmë qytetarët se ndalohen të gjitha grumbullimet pasi janë burim i përhapjes së infeksionit, duke vënë në rrezik shëndetin tuaj dhe të afërmve tuaj.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe një herë për më shumë kujdes për respektimin e rregullave të higjienës, vendosjes së detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe respektimit të distancimit fizik