Apeli e kthen në rigjykim rastin e 17-vjeçarit nga Prishtina që u masakrua me thikë - Gazeta Express
string(83) "apeli-e-kthen-ne-rigjykim-rastin-e-17-vjecarit-nga-prishtina-qe-u-masakrua-me-thike"

Gazeta Express

19/01/2020 10:00

Apeli e kthen në rigjykim rastin e 17-vjeçarit nga Prishtina që u masakrua me thikë

Gazeta Express

19/01/2020 10:00

Gjykata Themelore në Prishtinë ka kthyer në rigjykim rastin e Arianit Asllanit, 17 vjeçarit nga Prishtina, i cili në maj të 2019-s ishte goditur mbi 6 herë me thikë nga bashkëmoshatari i tij D.K në shkollën e mesme të Bujqësisë “Abdyl Frashëri”.

Seanca e parë pritet të mbahet të hënën (20 janar).

Lexo Edhe:

Lajmin e ka konfirmuar e ëma e Ariantit, Lindita Asllani.

“Me datën 14.01.2020 e kam marr lajmin nga avokati që është vendosur të kthehet në rigjykim lënda. Seanca është caktuar më 20.01.2020. Në orën 14:00 të hënën”, ka thënë Asllani për Insajderin.

Katër muaj më parë, Lindita Asllani kishte rrëfyer ngjarjen e 2 majit, ku si pasojë përveç djalit të saj, të plagosur kishin mbetur edhe dy nxënës të tjerë.