Apeli amerikan, Palmer: Do na pëlqente një dialog që do sillte marrëveshje mbi Reformën Zgjedhore


Gazeta Express
8 Nëntor 2019 13:50

Matthew Palmer, i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor duke folur në samitin e Davos ka apeluar sërish për dialog mes palëve për të zgjidhur krizën politike në Shqipëri.

“Është e rëndësishme që themelet demokratike të Shqipërisë janë të forta, që zgjedhjet janë të lira dhe që populli shqiptar ka lirinë të zgjedhë në mënyrë demokratike”, u shpreh Palmer.

Sipas Palmer, kjo marrëveshje çon sërish drejt normalitetit demokracinë shqiptare.

“Prandaj do na pëlqente të shihnim një dialog që sjell si rezultat një marrëveshje mbi Reformën Zgjedhore që zbaton rekomandimet e OSBE/OHDIR-it dhe një drejtim që çon sërish drejt normalitetit për demokracinë shqiptare”, theksoi Palmer.

Top Channel

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart