Anxhela Peristeri po martohet? Këngëtarja fotografohet duke blerë fustanin e nusërisë


Gazeta Express
25 Gusht 2019 10:29

Anxhela Peristeri mbetet prej vitesh një nga këngëtaret më të dashura për publikun e që sjell gjithnjë hite. Ajo vazhdon të jetë shumë e komentuar në media, edhe pse jetën private përpiqet ta ruajë jashtë syrit të publikut.

Megjithatë me foton e fundit të postuar në Instagram Anxhela ka ngritur dyshimet se po martohet. Këngëtarja ka fotografuar veten në ambientet e “Ami Event” dhe fansat menjëherë kanë nisur ta pyesin nëse po martohet.

“Shume domethenie ka kjo foto. Nga nuk me shkon mendja”, është një nga komentet në postimin e Anxhelës, koment të cilin këngëtarja e ka pëlqyer duke i shtuar edhe më shumë dyshimet.

Megjithatë na mbetet të presim për të mësuar nëse Anxhela vërtet po martohet apo çfarë fshihet pas kësaj fotoje.

Te fundit


Kthehu lart